A1 Report – Turistë nga Salento vizitojnë vendin tonë:Përshtypje tjetër për Shqipërinë



DURRES- Një grup turistësh italianë kanë zgjedhur këto ditë të ngrohta vjeshte për të kryer një vizitë turistike në vendin tonë. Ata janë nga krahina e Salentos në Itali, dhe që nga dita e hënë po vizitojnë qytete të ndryshme të vendit si Tirana, Kruja dhe Durrësi. Në mënyrë të veçantë këtyre turistëve u ka pëlqyer klima dhe natyra e vendit tonë, por edhe qytetet që ata kanë vizituar.

Salentinët tregojnë së gjatë sezonit të verës që sapo lamë pas, kanë kontaktuar me gazetarin Carlo Bollino, i cili u kishte sugjeruar një vizitë në Shqipëri. Kjo ishte nxitja për një udhëtim drejt vendit tonë me të tjera përshtypje, ato të dëgjuara shumë vite më parë, por këto mendime ranë poshtë kur ata filluan të ecin e shohin qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Turistët tregojnë se deri dje ata e kishin njohur Shqipërinë nga kronikat televizive apo nga gazetat e vendit tyre, ndërsa sot ata po e prekin vetë realitetin e vendit tonë ku ju bën përshtypje në mënyrë të veçante mikpritja dhe sjellja e shqiptarëve.

Sot ata ishin në Durrës ku kryen disa vizita nëpër qytet, por edhe në objektet antike. Vizitorët italianë janë intelektuale të profesioneve të ndryshme si inxhinierë, mjekë, gjyqtarë, prokurorë, ushtarakë, si dhe të profesioneve të tjera. Të pyetur për përshtypjet që u la Shqipëria, ata veçuan Tiranën e cila iu ka pëlqyer shumë, dhe sipas tyre nuk ndryshon aspak nga qytetet europiane. Por edhe Kruja e Skënderbeut kishte lënë mbresa te vizitorët italianë.

Ndërkaq nuk kanë munguar edhe disa vërejtje që kanë të bëjnë kryesisht me telat e energjisë elektrike, të cilat thuren midis pallateve, apo kanalizimeve, pusetat e hapura.

“Quhem Oronso Ruso dhe jam udhëheqësi i këtij grupi miqsh. Kemi vendosur të vizitojmë Shqipërinë falë ndihmës që na ka dhënë Carlo Bollino dhe Alba. Ne nuk prisnim të gjenim një shtet ashtu sikurse është tani Shqipëria. Tirana na surprizoi vërtet, ashtu sikurse Kruja dhe tani Durrësi. Jemi shumë të kënaqur nga ky udhëtim”, thotë një turist.

rated:

viewed:0

source